BRITANI E MADHE

Ka ndërrua jetë në moshën 99-vjeçare Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshë Elisabeth. Lajmi është bërë i ditur nga vetë familja Mbretërore

Duka i Edinburgut humbi jetën në Kështjellën e Windsor-it. Pak javë më parë Princi Filip doli nga spitali pasi iu nënshtrua një operacioni.

“Me dhimbje të thellë Madhëria e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në kohën e duhur,”-thuhet në njoftimin e bërë nga Pallati Mbretëror.

Princi Filip u martua në vitin 1947 me princeshën Elizabeth pesë vjet para se ajo të bëhej Mbretëreshë. Çifti ka katër fëmijë, 8 nipër e mbesa dhe 10 stërnipër e stërmbesa.

Kush është Princi Filip

Princi Filip lindi në ishullin grek të Korfuzit më 10 qershor të vitit 1921. Babai i tij ishte Princi Andrew i Danimarkës, djali i vogël i Mbretit Jrogo I i Helenëve.

Ndërsa mamaja e tij Princesha,Alice ishte vajza e Lordit Louis Mountbatten dhe mbesa e Mbretëreshës Victoria.

Familja e tij u internua nga vendi kur ishte foshnjë. Pasi u arsimua në Francë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, ai u bashkua me Marinën Mbretërore Britanike në 1939, në moshën 18 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: