Kryeministri që ka qëndruar në detyrë më shumë se kushdo tjetër në histori ka ndërruar jetë sot në moshën 84-vjeçare.

Princi Khalifa e Bahreinit, xhaxhai i mbretit Hamad vdiq në SHBA teksa trajtohej ndërsa prej vitit 1971 kur vendi fitoi pavarësinë ka marrë detyrën si kryeministër dhe e ka mbajtur për më pak se 50 vite.

Khalifa bin Salaman Al Khalifa kishte në familjen mbretërore fuqi të madhe teksa në 2011 gjatë Pranverës Arabe iu kërkua largimi por ai qëndroi në detyrë. Në muajt e fundit Bahreini arriti një marrëveshje historike me Izrealin me ndërmjetësim të SHBA duke vendosur për herë të parë lidhje diplomatike.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb