ITALI- Ka ndërruar jetë në spital në Itali 35-vjeçari shqiptar Klodjan Hysa, i cili mbeti i plagosur në kokë pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, fill pasi ai kishte kryer një grabitje. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në provincën e Mascerata-s. Teksa drejtonte një mjet të vjedhur, Hysa tentoi madje t’i shtypte policët, njëri prej të cilëve u detyrua që të hapte dhe zjarr, duke e plagosur në kokë.

Ai gjendej prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje kome. Por, fatkeqësisht shqiptari nuk mundi të mbijetojë. Mësohet se shqiptari përdorte shumë emra, një ndër ta është Klodjan Hysa.

Efektivi që qëlloi me pistoletë është nën hetim për plagosje të rëndë në kushtet e tejkalimit të vetëmbrojtjes së ligjshme. Ai ripohoi versionin e tij: “Ne e urdhëruam të ndalonte atë djalë. Por ai mori makinën dhe kërkoi të kalonte. Nuk doja të qëlloja, nuk doja ta qëlloja. Kurrë s’kam qenë në ndonjë shkëmbim zjarri, kurrë s’e kam tërhequr këmbëzën,” dëshmoi ai.

Familjaret e Klodjan Hyses në spital
Familjaret e Klodjan Hyses në spital

NGJARJA
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në Monte San Giusto, Macerata, në Itali, teksa shqiptari është përpjekur t’i largohet dy policëve, pasi drejtonte një mjet të vjedhur. Por në një moment policia ka qëlluar në drejtim të tij, dhe plumbi i cili e ka prekur në kokë, ka bërë që i riu të bjerë në gjendje kome, por më pas të ndërrojë jetë. Mediat italiane raportuan se ai kishte kryer një vjedhje dhe po mundohej të shpëtonte. Bashkë me të ishin edhe dy bashkëpunëtorë, por në momentin e ngjarjes kane mundur të arratisen. Sipas mediave italiane, policia po ushtronte kontrolle në zonë, pasi ishin bërë denoncime për disa vjedhje. Mbrëmjen e se premtes, rreth orës 19:00, Policia italiane ka nuhatur makinën ‘Fiat Bravo’ e cila ka rezultuar e vjedhur në qytetin e Ternit, duke u vënë menjëherë në ndjekje të 35-vjecarit shqiptar që e drejtonte atë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb