POGRADEC

Është shënuar një tjetër viktimë nga koronavirusi në vend. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se ka ndërruar jetë një 44-vjeçar nga Pogradeci.

Siç bën me dije gazetarja Kodra, viktima Leonard Xhemollari ishte mësues në fshatin Hudenisht të Pogradecit, ndërsa ishte infektuar me virusin e rëndë në Ohër, teksa ishte me pushime.

Leonard Xhemollari
Leonard Xhemollari

44-vjeçari kishte rezultuar pozitiv tri javë më parë dhe ishte shtruar në Spitalin Infektiv, ndonëse nuk kishte sëmundje të tjera, ndërsa sot mësohet se e ka humbur betejën me Covid-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb