Ndërron jetë një pacient i shtruar në Spitalin Infektiv.

Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj bën me dije për “BalkanWeb” se pacienti që ndërroi jetë vuante nga ceroza në mëlçi, ndërsa ishte transferuar nga Shërbimi i Sëmundjeve Interne në QSUT, që është shndruar sëfundmi në vatër të përhapjes së COVID 19, me shumë mjekë, infermierë dhe pacientë të infektuar.

Një ditë më parë në Spitalin Infektiv ndërroi jetë edhe një 76-vjeçare. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, e moshuara kishte rezultuar bartëse me koronavirus, por ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb