Ka ndërruar jetë një person pacient i infektuar me koronavirus në Ferizaj të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një postimi në Facebook.

“Sot, humbi betejën me COVID-19, L.Q nga Ferizaj për të cilën i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve. Ndërkohë, pikërisht sot u arrit rekordi i ferizajasve të shëruar nga virusi COVID-19, plot 43 prej tyre dhe u konfirmuan 11 raste të reja të infektuar me këtë virus”, ka shkruar Aliu.

Sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 135.

Në total në Kosovë 5735 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa raste aktive janë 2632.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb