Politika evropiane në zi! Ndërron jetë jetë në moshën 65-vjeçare Presidenti i Parlamentit Evropian, Davide Sassoli.

Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe kishte anuluar të gjitha aktivitetet zyrtare.

Sassoli u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar. Ai vdiq në orët e para të së martës në një spital në Aviano, njoftoi zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Twitter.

Në shtator, z. Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë. Ai rifilloi detyrat e tij politike në nëntor.

Një votim për të zgjedhur zëvendësuesin e tij ishte planifikuar tashmë për në fund të këtij muaji dhe z. Sassoli kishte treguar se ai nuk do të kërkonte rizgjedhjen. Ish-lexuesi i lajmeve televizive u bë president i Parlamentit Evropian me 705 vende në korrik 2019.

Roli konsiderohet si një nga detyrat kryesore të bllokut dhe përfshin kryesimin e seancave dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të parlamentit. Ai mundi tre kandidatë të tjerë për këtë rol dhe në një fjalim pas fitores së tij ai bëri thirrje që BE-ja t’i kthehet shpirtit të etërve të saj themelues që këmbyen luftën dhe nacionalizmin për paqen dhe barazinë. Sassoli la një karrierë tre dekadash në gazetari dhe u bë anëtar i Parlamentit Evropian (PE) në 2009.

Ai ishte anëtar i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve të qendrës së majtë, grupimi i dytë më i madh në parlament. “Çfarë tronditje e madhe dhe humbje e madhe. Jam thellësisht i pikëlluar”, shkroi eurodeputeti Ismail Ertug në Twitter.

Një tjetër eurodeputet, Paolo Borchia, shprehu ngushëllimet për familjen e z. Sassoli dhe tha se lajmi e kishte lënë atë “të habitur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb