Prezantuesi i shfaqjes së lojërave televizive Tom Kennedy ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

Vajza e tij, Courtney dhe nipi Ben konfirmuan për Fox News se, Kennedy vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Oxnard, Kaliforni.

Kennedy njihej si moderatori i “Name That Tune” dhe “You Don’t Say!”.

Variety raportoi se Kennedy u transferua në Los Angeles nga Louisville për të ndjekur një karrierë në transmetim, dhe pasi punoi në radio, ai filloi të drejtonte shfaqje lojërash në vitet 1950. Për të shmangur konfuzionin me vëllain e tij, gjithashtu një prezantues, ai ndryshoi emrin në Tom Kennedy.

Përveç në “Name That Tune” (1974-1981) dhe “You Don’t Say” (1963-1969), ai drejtoi edhe shfaqje të tjera si: “Split Second” (1972-1975) dhe “Password Plus” (1980-1982).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb