KOSOVË

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Limon Isufit, babait të nënkryetarit të AAK-së, Ahmet Isufi.

Lideri i Vetëvendosjes në mesazhin e ndjerë thotë  se Limon Isufi ka qenë anëtari më i moshuar i partisë  që ai drejton, ndërsa shton faktin se ai kurrë nuk mungonte në tubimet dhe protestat që bënte VV-ja. Anëtari i Vetëvendosjes ndërroi jetë ditën e djeshme dhe sot iu dha lamtumira e fundit në varrezat e Gjilanit.

“Ka protesta të Vetëvendosjes në të cilat unë nuk kam marrë pjesë. Mirëpo, nuk ka protestë të Lëvizjes sonë në të cilën nuk ka marrë pjesë anëtari ynë më i moshuar, 94 vjeçari, Limon Isufi. Gjithnjë do ta mbajmë në mendje me nderime dhe në zemër me mall”, përfundoi lideri i VV-së.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb