Ka ndërruar jetë një tjetër pacient me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në 33 numrin total të viktimave.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se viktima është pacienti 69-vjeçar nga Tirana S. K., i cili ndodhej në terapi intensive tek Infektivi.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19”, tha MSH.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb