Nga Aurora Golemi

Uniformat e dy strukturave ceremoniale, truprojës së nderit dhe orkestrës frymore të Forcave të Armatosura do të kenë imazh të ri dhe më dinjitoz. Ministrja e Mbrojtes tha gjatë çeljes së pavijonit të Skënderbeut në Muzeun e Ushtrisë se ndryshimi bëhët në kuadër të vitit jubilar të heroit kombëtar

Ata mund te konsiderohen “kartvizita” e shtetit shqiptar. Paraqitja e tyre ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen e krenarisë e dinjitetit kombëtar. Jane tregues i rregullit, disiplinës, përpikmërisë, gatishmërisë mikpritjes, respektit dhe kulturës sonë qytetare e ushtarake.


Kane ndjenjën e ritmit me aftësitë ekzekutuese e interpretuese, dhe dhurojne perhere emocion e atmosferë të vecantë tek publiku civil. Po flasim per truprojen e nderit dhe Orkestren frymore te Forcave te Armatosura.

Ka nisur puna që Truproja e Nderit e Forcave të Armatosura  dhe Orkestra Frymore të kenë uniformë të re brenda këtij viti deri në nëntor

Mësohet se një nga variantet e uniformës së re do të jete  ngjyra e bardhë me motive shqiptare per truprojen e nderit . Ndryshime të dukshme do të këtë edhe në imazhin e orkestrës frymore.  Në çeljen e  pavijonit më të ri ne muzeun e forcave te armatosura në kuader të vitit jubilar të Skenderbeut  ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e njoftoi ndryshimin e imazhit të dy strukturave ceremoniale në Forcat e Armatosura.

Pavijoni i ri që i dedikohet Skenderbeut dhe pasuruar me, armë të përdorura në atë kohë, harta dhe stema të principatave të Arbërit dhe mjaft dokumenta të tjera

Në ceremonine e celjes se pavionit te Skenderbeut  i pranishëm ishte gjithashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe zëvendësja e tij gjeneral brigade Manushaqe Shehu.

Që prej ditës së sotme, Muzeut të Forcave të Armatosura i është shtuar një pavijon i ri.

Në ceremoni i pranishëm ishte gjithashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zëvendësja e tij gjeneral brigade Manushaqe Shehu, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Vullnet Sina, si dhe mjaft ushtarakë të lartë e të ftuar.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb