Shuhet nga një sëmundje e rëndë gazetarja italiane Maria Grazia Capulli 55 vjeç. Capulli ishte ikonë e edicionit të lajmeve të orës 13:00 në Rai Due dhe e rubrikave si “Salute” dhe “Costume e Società”.

Në Twitter, drejtori i lajmeve në Raidue, Marcello Masi, e ka ngushëlluar duke shkruar: “Na la Maria Grazia. Ishte e zgjuar dhe e ndjeshme. Një mike e madhe e cila e dashuroi jetën deri në fund Tg2 do ta kujtojë në të gjitha edicionet e lajmeve”.

Maria Gracia Capulli edhe pse vuajti për vite me radhë nga sëmundja e rëndë, punoi deri ditët e fundit të jetës.

Capulli kishte lindur në Macerata dhe karrierën e nisi fillimisht në shtypin e shkruar tek Messaggero” dhe “Corriere Adriatico”. Tek Rai, Capulli filloi në fillimet e viteve ’80.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb