SHBA

Kanye West po bën gjithçka mundet për të rifituar ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian. Madje, për Shën Valentin ai i ka dërguar Kim-it një kamion me lule.
“Vizioni im është i qartë si kristali,” –ka shkruar Kanye në një postim në Instagram ku duket kamioni i zi i mbushur me lule.

Të njëjtat fjalë u shkruan përgjatë anës së kamionit. Gjesti i reperit vjen pas ndarjes së tij nga Julia Fox, si dhe luftës së tij publike për të rifituar Kardashian – pavarësisht se ajo është në një lidhje me Pete Davidson.

Kanye ka postuar vazhdimisht në Instagram të dielën, duke fyer Pete dhe duke iu lutur Kardashian që të kthehej tek ai.

“Për të gjithë të martuarit, mbajeni bashkëshorten tuaj afër, sigurohuni që ajo ta dijë se sa shumë e doni dhe vlerësoni, sepse ka një Skete që fshihet në çdo rrugicë të pistë që pret të ndihmojë në shkatërrimin e familjes tuaj dhe të shëtisë me Calvin Klein rreth fëmijëve tuaj,” -shkroi ai në një postim në Instagram, ku me emrin Skete i referohet Pete Davidson.

Nga ana tjetër, Kim Kardashian e festoi Shën Valentinin me Pete dhe dukeshin të qetë ndërsa u panë duke shijuar një darkë në Brooklyn.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: