Hera e fundit domethënëse kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kishte luajtur shah, kishte qenë në vitet ’90, kur si një gazetar ultra-nacionalist serb në Pale të Bosnje-Hercegovinës, kishte luajtur shah me kriminelin e dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë, ish-Gjeneralin famëkeq të VRS-së serbe, Ratko Mlladiç.

Atëbotë mburrja e tij më e madhe ishte një intervistë me liderin politik famëkeq të serbëve të Bosnje-Hercegovinës, Radovan Karaxhiç, gjithashtu të dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për krime lufte në Ish-Jugosllavi.

Këtë të hëne, gjersa po zhvillohej takim bilateral prapa dyerve të mbyllura Prishtinë-Bruksel, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, publikoi një foto në rrjetin i tij në Instagram duke luajtur shah me një pjesëtar të delegacionit serb në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ndërsa presim përfundimin e bisedimeve dypalëshe Prishtinë-Bruksel”, shkruan Presidenti serb.

Siç ka raportuar media opozitare serb “Nova.rs” nga burimet e tyre diplomatike, ndonëse ende e pakonfirmuar zyrtarisht, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka refuzuar propozimin e BE-së për zgjidhjen e çështjeve të targave derisa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në pozicionin e tij për riregjistrimit të plotë në targa RKS.

Pas takimit pritet deklarim i shefit të diplomacisë evropiane Josep Borell për ecurinë e bisedimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: