Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë banimi në kampin e  refugjatëve Jabalia, në Rripin verior të Gazës, sipas “Aljazeera“.

Zjarrfikësve iu desh më shumë se një orë për të marrë kontrollin e flakëve në ndërtesën katërkatëshe.

Ministria e Brendshme e Gazës tha se një hetim fillestar zbuloi se sasi të mëdha benzine ishin ruajtur në vend, duke shkaktuar zjarrin që përfshiu shpejt ndërtesën. Dëshmitarët thanë se dëgjuan britma, por nuk mund të ndihmonin ata që ishin brenda për shkak të intensitetit të zjarrit.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e quajti ngjarjen një tragjedi kombëtare dhe tha se do të shpallte një ditë zie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: