POGRADEC

Si pasojë e rrjedhjes së gazit, në një shtëpi dy katëshe në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit, ka shpërthyer në flakë kati i parë i një banese dy katëshe si dhe ka marrë dëmtimë dhe djegje trupore pronari i shtëpisë.

Burime bëjnë të ditur se rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Pogradec-Drilon, një banesë dy katëshe ka shpërthyer në flakë.

Sapo i zoti i shtëpisë është munduar të ndezë dicka në guzhinë, sipas forcave zjarrfikëse, ambjenti ka qenë i mbushur nga gazi, i cili më pas ka provokuar edhe flakët.

Nga kjo ngjarje është dëmtuar i zoti i shtëpisë, pasi bashkëshortja ndodhej në katin e dytë të ndërtesës.

Momentalisht ky shtetas po merr mjekim në spital, ndërsa llogariten edhe dëme të shumta materiale në katin e parë të godinës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb