Pak minuta pasi Turqia u goditet nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6,6 ballë, epiqendra e të cilit ishte deti Egje, ka lënë pas dëme të mëdha në njerëz dhe ndërtesa.

Tërmeti me magnitudë 7 ballë deri tani ka shembur 20 godina në qytetin turk të Izmirit, ndërsa shumë të tjera janë dëmtuar rëndë.

Po ashtu flitet për dhjetëra viktima, ndërsa nga të dhënat zyrtare, deri më tani të konfirmuar janë 4.

Lëkundja e fortë është pasuar edhe nga lëkundje të tjera me magnitudë nga 3.6 deri në 4.5. Tërmeti i fuqishëm u ndje deri në kryeqytetet Stamboll e Athinë.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu menjëherë pas ngjarjes tha se: “Ekipet tona vazhdojnë shqyrtimin dhe ndërhyrjet e tyre në terren”.

Sipas informacionit në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), theksohet se tërmeti u regjistrua në orën 14:51 me kohën lokale, në Detin Egje, 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir. Epiqendra e tij ishte me një thellësi 16,54 kilometra.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për shqiptarët e prekur në Turqi apo Greqi, nga lëkundjet e forta të tërmetit. Redaksia e News24 vë në dispozicion numrin: 00355 68 20 74 396

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb