Orhan Xhemajli, nga Kosova, i cili bashkë me ekipin e tij të mundjes, ishte qenë në Turqi në kohën kur ndodhi tërmeti shkatërrues i të hënës, ka rrëfyer momentet e tmerrit.

Ai ka treguar se si nga hoteli ku po qëndronin ka parë se si pak metra më larg ndërtesat shumëkatëshe rrëzoheshin për pak sekonda para syve të tyre.

“Në shtrat kam qenë, në katin e tretë, sportistët në katin e pestë. Epiqendra ka qenë pikërisht në atë qytet, kemi qenë në epiqendër”, tha ai në RTV Dukagjini.

“Ka qenë tmerr, një dridhje shumë, kam menduar që është magnituda e vogël e ndalet. Jam zgjuar prej shtratit përsëri më ka rrezuar, kam dalë në dritare të shoh, e kam pa një ndërtesë para syve të mi duke u rrënua”, ka thënë ai.
Ai tutje ka treguar se bashkë me ekipin kanë ndihmuar sa kanë mundur njerëz që ishin dëmtuar nga tërmeti.

Gjendja ishte shumë e rëndë edhe për shkak të motit të keq.

“Pastaj i morëm rrobat, dolëm. Zbritëm u mblodhëm me një vend para ndërtesës që u rrënua. U dëgjuan zëra të ndryshëm, dolën njerëzit një nga një nga rrënojat”.

“Kemi dalë nga hoteli pa panik duke ndihmuar njerëz sa kanë mundur. prindërit duhet të jenë krenarë me ta. Shumë të qetë, sjellja e tyre më ka fasionuar. Kemi ndihmuar sa kemi mundur. Ka qenë kohë me shi. Ka qenë ftohët -4 deri në -6. Rrobat na janë bërë 50 kg nga lagështia”, ka thënë ai.

Ai ka rrëfyer edhe një moment interesant që ka mundur edhe t’i kushtonte me jetë.

Xhemajli pas daljes nga hoteli e kishte vërejtur se e ka harruar pasaportën dhe përkundër rrezikut për një goditje të dytë nga tërmeti ishte kthyer ta marrë atë brenda hotelit.

“E kam harru pasaportën, jam kthyer e kam marrë dhe kam rreziku. Nuk kam menduar asgjë”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: