TIRANË


Është zhvilluar sot mbledhja e dytë e Komitetit të Rindërtimit. Mbledhja u drejtua nga kryeministri i vendit Edi Rama, ndërsa të pranishëm në tryezë ishin arkitektë, të deleguar pranë qarqeve për të parë situatën nga fatkeqësia nga afër, ministra, deputetë e zëra nga shoqëria civile.


Në fjalën e tij, një prej arkitektëve të pranishëm deklaroi se inxhinierët e ndërtimit në Tiranë kanë përdorur euro-kodet, kurse shtoi se në periferi nuk është përdorur teknologjia e fundit, prandaj edhe pasojat kanë qenë më shkatërrimtare.


Arkitekti: Banorët duan të kthehen në gjendjen që kishin dikur,. Mendoj se kjo ndërhyrje e shpejtë duhet bërë. Duhen vendosur në legjislacion euro-kodet. Në Tiranë inxhinierët zbatojnë euro-kodet. Inxhinierët në tërësi kanë përdorur euro-kodet në Tiranë dhe prandaj ndërtesat rezistuan, ndërsa në periferi ku më shumë probleme kishte më shumë dëme. Në Tiranë dhe në Durrës, ku kishte ndërtime nga ndërtues të mirfilltë ka dëme të vogla, thuajse të papërfillshme. Edhe shkollat duhen parë me kujdes. Ata shkolla që janë të vjetra duhen parë me tepër kujdes.

Elva Margariti: Do të bëjmë vlerësime në terren dhe më pas do i paraqitet projekti Komitetit, nëse është për ndërtim apo për konstruksion.

Edi Rama:Duhet të nisim punën me ndërtesat individuale. Duhen shumë njerëz për të zbatuar projektin. Na duhet kontributi i të gjithë inxhinierëve dhe të arkitektëve.

Arben Ahmetaj: Do ketë hapa fiskale për rindërtimet.

Bledi Çuçi: Ne kemi përgatitur të gjithë infrastrukturën, kemi një softuer shumë të zhdërvjellët për të mbledhur informacion, si dhe janë kushtet që inxhinierët të dalin në terren. Është shumë e rëndësishme që të angazhojmë sa më shumë inxhinierë në këtë proces. Për një periudhë 10-ditore na duhet një angazhim maksimal i inxhinierëve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb