Kufjet e gjeneratës së re të prezantuara nga Apple, “Apple Vision Pro” sjellin një ndërthurje mes botës reale dhe virtuale.

Kufjet e reja të do të kushtojnë, jo pak, por 3499 dollarë dhe do të dalin në treg në fillim të vitit të ardhshëm, duke nisur nga SHBA. Pavarësia e baterisë është dy orë dhe më tej ka nevojë për karikim.

“Apple Vision Pro” është tërësisht ndryshe nga kufjet e tjera në treg, pasi përmes ekranit, ndërthuret realiteti virtual me atë real. Objektet virtuale mbivendosen në botën reale. Përdoruesit do të kenë mundësi që të përdorin edhe aplikacione, të shikojnë filma etj. Mbetet për t’u parë se sa do të “përqafohet” nga publiku kjo risi, nisur fillimisht nga çmimi i lartë. Megjithatë, në të shkuarën Apple ka treguar në historinë e vet se ka ditur të tejkalojë skepticizmin e përdoruesve në lidhje me pajisjet e reja, të cilët kanë investuar për blerjen e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: