DIBRA

Policia e Dibrës ka goditur në 3 rrethe 11 raste të krimeve mjedisore duke proceduar po kaq persona.

6 prej tyre në Dibër e Mat u kapën duke ndërtuar pa leje, kurse 5 të tjerë po transportonin lëndë drusore pa dokumentacion.

Si përfundim Policia ka sekuestruar 25 metër kub lëndë drusore dhe 5 automjete që përdoreshin për të transportuar.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Dibër / Bulqizë / Mat

Vijon zbatimi  i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Evidentohen dhe goditen nga Policia, 11 raste të krimeve mjedisore, dhe procedohen penalisht 11 shtetas. Sekuestrohet rreth 25 metër kub lëndë drusore dhe 5 automjete që shërbenin për  transportim.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë 20 ditëve të para të muajit  Shtator,  kanë evidentuar dhe goditur 11 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

C., B. S., B. G., N. C., K. M., banues në Dibër, dhe F. M., banues në Mat, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për shtetasit :

XH., G. N., banues në Bulqizë; L. L., XH. F., SH. B., banues në Dibër, pasi janë kapur  nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Materialet procedurale në ngarkim të  shtetasve të lartëpërmendur i  kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb