Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, pas një hetimi të kryer së fundi ka kërkuar arrestimin e tre punonjësve  të zyrës së Urbanistikës në këtë Bashkinë e Elbasanit.

BalkanWeb mëson se masa e arrestit është kërkuar edhe për një biznesmen dhe një qytetar të cilët nga hetimi rezultoi se  kishin ndërtuar pa leje përkatëse një objekt në territorin e kësaj bashkie .

ana e saj gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për tre specialistët e zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Elbasanit si dhe masën  e sigurisë  “arrest në shtëpi” për shtetasin I.Poka, pasi akuzohet për “ndërtim pa leje”. Gjithashtu masa “arrest në shtëpi” është dhënë edhe për biznesmenin Ylli Salla po nga Elbasani .Tre punonjësit e zyrës së Urbanistikes në bashkinë e Elbasanit  ishin në hetim nga prokuroria pasi akuzoheshin për shkelje të ligjit në një ndërtim pa leje.

Ndërkohë gjatë muajve të fundit , ndërtimet pa leje në bashkinē e Elbasanit kanë çuar në pranga më shumē se dhjetë punonjës të kësaj bashkie .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: