TIRANE-Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka raportuar sot në seancën dëgjimore për ndërtimin në Butrint. Gjatë seancës deputetët e opozitës kanë kërkuar nga ministrja Kumabro të japë sqarime për ndërtimet që po kryhen në Butrint. Ministrja Kumbaro tha se nuk është shkelur ligji për trashëgiminë kulturore, ndërsa sipas saj bëhet fjalë për një ndërtesë, objekt ekzistues që do shërbejë si pikë qëndrimi për turistët. Ndërkohë deputeti i PS, Fidel Ylli i ka kërkuar kolegëve që mos ta kthejnë në show mediatik.

DEBATI:

Vokshi

Shoh se nuk keni tërheqje as regres nga ajo që keni bërë dje.

Deputeti i PD Fier

Mos ndërprisni, që të ndihmoni ministren.  Duhet të kërkojë ndjesë ministrja.

Fidel Ylli

Mos e ktheni në show televiziv zonja Vokshi. Jam me ju por mos e ktheni në show.

Kumbaro

(Bën përmbledhje të VKM-ve dhe vendimeve të marrë nga Ministria e Kulturës ndër vite)

Vokshi

Nuk kemi nevojë për histori…

Kumbaro

Më keni kërkuar kuadrin ligjor. Duroni se po vij te përgjigjet konkrete.

Vokshi

Dilni të Butrinti te projekti konkret.

Kumbaro

Mund të rijetëzohen po të mos të ndryshojnë funksion, pra në zbatim të legjsilacionin, kemi hartuar një dokument për të arritur politikat institucionale.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: