Punimet që po kryhen nga firma zbatuese për kompleksin e katër pallatave 5-katësh në Kodër Vilë, në Durrës, vijojnë të krijojnë panik te qytetarët, të cilën ndjehen të rrezikuar, pasi projekti dëmton banesat e tyre.

Të ftuara në rubrikën “Opinion”, në News 24, përfaqësuesja e komunitetit të kësaj zone, Jola Hysaj, dhe avokatja Dorina Ndreka, kanë renditur pasojat me të cilat do të përballen rreth 500 banorë, nëse ky projekt zbatohet.

“Ne do ta vazhdojmë betejën tonë ligjore. Këto pilota janë jashtë projektit, s’janë të deklaruar në shpenzime, por rrezikojnë seriozisht pallatin 11-katësh. Në një shi të rrëmbyeshëm. Absurditeti i Gjykatës Administrative kalon edhe në faktin se kërkon që të vazhdohet të bëhet studimi gjeologjik i Altea. Gjithë Shqipëria është në kaos. Kryebashkiaku ka bërë shkelje pa fund.

Jemi para një katastrofe urbane në Durrës. Thirrja që ne bëjmë nuk është vetëm arkeologjike, por Durrësi nuk ka më destinacion turistik, i kemi mbuluar me beton. Një ka një person që fizikisht vjen dhe ndjek punimet.

Avokatja: Ndërtimet që po kryhen janë në kundërshtim me vetë lejen e ndërtimit. Banorët kanë të drejtë. Mund të ketë situata të papritura, jemi para një kronike të paralajmëruar nga banorët. Absurditeti është në nivele maksimale. Ka mospërputhje mes dokumenteve. Drejtoria Rajonale e Mjedisit në Durrës ka qenë kundër projektit, por kjo nuk është marrë parasysh. Po monitorojmë situatën hap pas hapi.

Hysaj: IMT nuk kryen as detyrën e saj. Iu drejtuam, por na ktheu një shkresë shumë të varfër. Ne insistojmë, por ata bëjnë presion në forma të ndryshme. Rreziku është gjithnjë e më shumë evident, nuk zbatohet asnjë rekomandim. Ndodhemi përpara një projekti të miratuar, ose firma duhet të pranojë që ky projekt është i rëndë dhe bashkia ta tërheqë, ose ne do t’i shkojmë deri në fund.

Ju bëjmë thirrje banorëve t’i bashkohen kësaj kauze, sepse nesër mund të jenë dhe ata në pozicionin që jemi ne sot. Nga java e ardhshme do bëjmë një peticion drejtuar kryeministrit. Ne e kuptojmë që kemi të bëjmë me afera korruptive. Ne protestojmë çdo ditë në mënyra të ndryshme. Kemi zgjedhur të mos kemi konflikt fizik mes palëve, pasi nëse kjo ndodh, ne nuk mbajmë më përgjegjësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb