TIRANE-Konfindustria, i kërkon qeverisë që të rishohë vendimin e saj për ndalimin e ndërtimeve në vend. Kërkesa vjen pas shqetësimit të nga prodhuesit të materialeve të ndërtimit,se kjo vendimarrje e qeverisë ka ndikuar negativisht në aktivitetin e tyre. Konfindustria sugjeron një rishikim të vendimit dhe lehtësim të kushteve të ndalimit të lejeve ndërtimore.

Si hap i pare dhe i menjehershëm këshillohet të kryhet percaktimi i qarte në praktike i të gjitha rasteve kur është i mundur pajisja nga pushteti vendor me leje ndërtimore për bizneset dhe qytetaret në kushtet e emergjences, rindërtimit, meremetimit, ndërtimit në troje të miratuara për banesa familjare, etj.

Konfindustria vlerëson, se pafuqia institucionale për të kontrolluar shkeljet e ligjit me lejet e ndeëtimit nga njësite vendore nuk mund të zgjidhet me ndalimin e plotë të një aktiviteti shumë të rëndësishëm ekonomik për vendin. Konfindustria vlerëson se pasojat e ndalimit pothuaj të plotë të nismës private në sektorin e ndërtimit ndihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në gjithë ekonominë kombëtare, duke rrezikuar seriozisht edhe objektivin e rritjes prej 3% te PBB te parashikuar ne ligjin e buxhetit 2015. Madje sipas saj Pasojat e këtij vendimi në ekonominë kombëtare janë më të rënda sesa ato të moratoriumit të mjeteve lundruese nismë e qeverisë së kaluar dhe që u sulmua fort nga opozita e atëhershme sot në pushtet.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb