I ndodhur në Korçë nga ku njoftoi se procesi i legalizimeve në këtë qark është drejt përfundimit, kreu i Kadastrës, Artan Lame, habit me deklaratën e tij. Ndoshta është thënë për humor, por sipas tij, fakti që korçarët s’kanë ndërtime pa leje, tregon që janë frikacakë.

“Korça është qarku më frikacak për çështjen e ndërtimeve pa lejë, korçarët janë treguar gjithmonë të paaftë për të ndërtuar pa leje, sepse statistikusht qarku i Korçës është qarku më me pak ndërtime pa leje në rang republike, duke qënë një qark me popullsi shumë të madhe.

Kjo tregon edhe qytetarinë e qarkut, por edhe frikën ndaj ligjit.

Në aspektin afatgjatë kjo është një gjë e mirë sepse ka ruajtur në shumë raste tokën bujqësore nga ndërtimet, kanë ruajtur infrastructuren rrugore, të kanalizikeve, infrastrukturën e qyteteve nga ndërtimet pa leje dhe na ka lehtësuar edhe ne punën.

Në këtë qark jemi pranë përfundimit të procesit të legalizimeve, i cili pas tij ka njëherësh procesin më të rëndësishëm të regjistrimit të tokës bujqësore.

Në Maliq ne ishim për këto gjëra, për t’iu afruar fazës së përfundimit të legalizimeve dhe për të hapur në mënyrë masive fazën e regjistrimit të tokës bujqësore, në absurdin shqiptar të 30 viteve, një ligj që e kemi bërë në ‘91 për të ndarë tokën bujqësore dhe jemi në 2020, pas 30 vitesh ende nuk është regjistruar toka bujqësore.
Me këto ritme, do ecet në gjithë republikën, ndërsa në rastin e Erekës, e kemi më të avacuar, shkojmë atje për të mbyllur procesin e lëgalizimeve dhe natyrisht për të hapur procesin e regjistrikit të tokës bujqësorë.

Sot jemi edhe në një datë që ndan ujrat nga një pikpamje tjetër, sot mbyllet afati i ku mund të aplikohej për të marë AMTP, ata fshaatarë që nuk ishin pajisur asnjëherë,ky është një absurd tjetër i politikës dhe i shteyit shqipëtar që në 30 vite nuk kishin mundur as ti pajiste me AMTP.

Ligji që u miratua në Maj la një afat 6-mujor,sërisht u bëri thirje qytetarëve që kush janë banorët e fshatrave që janë të papajisur, kush ishin të vinin dhe të aplikonin para bashkive që pastaj kadastra të kishte mundësi ti pajiste me AMTP dhe më pas me certifikatën e pronësisë.

Sot u mbyll ky afat ndërsa në ditët në vijim do publikojmë shifrat se sa iu përgjigjën këtij aksioni se sa fshatarë u pajisën për të aplikuar”,- thekson Lame.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: