HIMARA

Policia ka arrestuar dy inspektorë të IMT në Himarë dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë për ndërtimet pa leje ne atë Bashki.

35-vjeçari R.H, me detyrë kryeinspektor dhe 30-vjeçari E.Z, me detyrë inspektor janë arrestuar teksa në kërkim janë M.N, dhe Dh.N, edhe këta inspektorë të IMT.

Mësohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhënë leje për ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në Himarë. Ishte Prokuroria që kërkoi ndalimin e tyre teksa Gjykata e Vlorës dha arrest me burg teksa inspektorët akuzohen për ”shpërdorim detyre”.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA
Himarë

Shpërdoruan detyrën duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve, vihen në pranga 2 shtetas, 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas një pune intensive hetimore disajavore, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, bëri ndalimin e shtetasve:

R. H., 35 vjeç, banues në Himarë, me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë;

E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

M. N., 36 vjeç banues në Sarandë dhe Dh. B., 53 vjeç, banues në Himarë, të dy me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka urdhëruar ndalimin e këtyre shtetasve, në bazë të vendimeve të Gjykatës, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e Bashkisë Himarë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

 

Sipas Prokurorisë së Vlorë kryeinspektori me inspektorët në fjalë prej dy vitesh 2019-2020 kanë konsumuar në mënyrë të përsëritur shpërdorimin e detyrës duke lejuar që në bregdetin nga Dhërmiu der inë Borsh të ndërtohen objekte pa leje, kryesisht shtesa në kate e ndërtime tëreja.

Edhe pse objektet janë evidentuar nga Policia, IMT nuk mori asnjë masë madje as pezullimin e punimeve. Inspektorët edhe pse u vendosën në dijeni lejuan vijimin e punimeve dhe nuk ndërprenë ndërtimet informale të pronarëve.

 

NJOFTIMI NGA PROKURORIA

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË VLORË

NJOFTIM

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë ka rregjistruar më datë 23.04.2021. procedimin penal nr.543 për veprat penale të “Ndërtimit të paligjshëm” dhe të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 199/a/2 dhe 248 të K.Penal, në ngarkim të shtetasëv R.H. me detyrë Kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Himarë, E.Z. me detyrë Inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Himarë, M.N. me detyrë Inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Himarë dhe Dh.B. me detyrë Inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Himarë, shtetas të cilët dyshohen se në kundërshtim me ligjin dhe duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar ngritjen e disa ndërtimeve të paligjshme në zonën Himarë – Borsh.

Në fazën e hetimit paraprak të këtij procedimi penal ka rezultuar prej punonjësve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Himarë, në një periudhë kohore prej 2 vitesh, është konsumuar në mënyrë të përsëritur aktivitet i kundraligjshëm në drejtim të shpërdorimit të detyrës duke lejuar që në zonën e bregdetit nga Dhërmiu deri në Borsh, të Bashkisë Himarë, të ndërtohen objekte pa lejen e bashkisë Himarë, kryesisht shtesa në kate dhe ndërtime të reja. Disa prej këtyre objekteve janë evidentuar nga punonjësit e Policisë së Komisariatit të Policisë Himarë dhe për personat përgjegjës janë referuar materiale proceduriale duke u bërë dhe fotografimet e objekteve në kohën e konstatimit. Pasi këto objekte janë evidentuar nga ana e punonjësëve të policisë nga ana e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Himarë nuk është marrë asnjë masë për konstatimin dhe pezullimin e punimeve gjë e cila është detyrë e tyre parësore për kontrollin e territorit dhe evidentimin e ndërtimeve pa leje. Gjithashtu, këta punonjës edhe pse janë vënë në dijeni të konstatimit nga ana e policisë së këtyre objekteve të ndërtuara pa leje i kanë lejuar pronarët e tyre të vazhdojnë dhe përfundojnë ndërtimet duke mos marrë asnjë masë për të ndërprerë ndërtimin informal të tyre.

Përgjatë viteve 2019 dhe 2020 janë evidentuar nje numer i madh ndertimesh pa leje nga Komisariati Policise Himare,

të cilat nuk janë evidentuar nga ana e IMT-se prane Bashkise Himare jane si me poshte:

Ne date 11.02.2020, ne fshatin Borsh eshte konstatuar se shtetasi F.L. ka bere ndertim pa leje duke ndertuar 4 (kater) dhoma ne pronen e tij. Ne lidhje me kete rast jane referuar materialet ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Vlore. Nga ana e inspektoreve dhe Kryeinspektorit te IMT- se nuk eshte mare asnje mase per konstatimin dhe prishjen e ketij objekti. Pas konstatimit objekti ka vazhduar te ndertohet dhe aktualisht eshte perfunduar.

Ne date 30.01.2020, ne lagjen “Shkalle” ne fshatin Borsh eshte konstatuar se shtetasi Gj.Gj. ka ndertuar nje banese pa leje. Ne lidhje me kete rast jane referuar materialet ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Vlore. Nga ana e inspektoreve dhe Kryeinspektorit te IMT- se nuk eshte mare asnje mase per konstatimin dhe prishjen e ketij objekti. Pas konstatimit objekti ka vazhduar te ndertohet dhe aktualisht eshte perfunduar.

Ne date 19.01.2020, ne fshatin Dhermi eshte konstatuar se shtetasi Th.Z. ka kryer nje ndertim pa leje me materiale guri. Ne lidhje me kete rast jane referuar materialet ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Vlore. Nga ana e inspektoreve dhe Kryeinspektorit te IMT- se nuk eshte mare asnje mase per konstatimin dhe prishjen e ketij objekti. Pas konstatimit objekti ka vazhduar te ndertohet dhe aktualisht eshte perfunduar.

Ne date 20.11.2019, ne fshatin Dhermi eshte konstatuar se perbri baneses se M. S. po behej nje ndertim pa leje dhe nuk eshte identifikuar personi. Ne lidhje me kete rast jane referuar materialet ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Vlore. Nga ana e inspektoreve dhe Kryeinspektorit te IMT- se nuk eshte mare asnje mase per konstatimin dhe prishjen e ketij objekti. Pas konstatimit objekti ka vazhduar te ndertohet dhe aktualisht eshte perfunduar.

Ne date 11.05.2020, ne fshatin Dhermi, shtetasi R.H., me detyre Pergjegjes i IMT Bashkia Himare, nuk ka kryer ekzekutimin e vendimit per prishjen e objekti në truallin e shoqëris “K.K.”.

Me date 11.05.2020 ne fshatin Dhermi, ne vendin e quajtur Kallam ne token ne pronesi te shtetases Xh.N., e datelindjes 19.04.1951, banuese ne Tirane eshte konstatuar punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

Ky fenomen është riaktivizuar, përgjatë vijës bregdetare Dhermi- Himare me afrimin e sezonit turistik, nga ana e personave qe duan te kryejne shtesa ne kate, si dhe zgjerime te aktiviteteve te tyre kryesisht bare dhe lokale duke ndertuar struktura betonarme ose me material te lehta pa lejen e organeve kompetente, ku prej këtyre punonjësve të ngarkuar me monitorimin dhe kontrollin e teritorit ne zonen e fshatrave Borsh – Nivice, ka dyshime se nuk merreshin masa administrative dhe pezullimin e punimeve.

Mbi bazën e kërkesës së prokurorrisë, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, në mbështetje të neneve 228, 229 dhe 252 të K.Pr.P. ka vendosur

Caktimin e masës të sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim R.H. i biri i R.dhe i Gj. i dtl.29.12.1986, banues në Vlorë, dyshuar për kryerjen e veprëve penale të “’Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 i K.Penal.

Masa e sigurimit rezulton të jetë ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore më dt.21.05.2021.

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim E.Z. i biri i Q. dhe i V., i dtl.03.08.1991, lindur dhe banues në Himarë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ’’Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim,të parashikuar nga nenet 248 e 25 i K.Penal.

Masa e sigurimit rezulton të jetë ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore më dt.21.05.2021.

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim M.N. i biri i M. dhe i L. i dtl.31.12.1985, lindur dhe banues në Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim,parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Dh. B. i biri i M. dhe i P. i dtl.21.03.1968, lindur ne Shkoder dhe banues në Himarë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ’’Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal.

Hetimet për procedimin penal nr.543/2021 vijojnë.

Vlorë, më 22.05.2021.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb