DURRËS

Me nisje e operacionin ‘’Bregdeti Ynë’’ në Durrës Policia ka evidentuar dhe rastet e para të ndërtimeve pa leje.

Në Kep të Rodonit janë arrestuar 1 person, 1 tjetër është shpallur në kërkim kurse 5 të tjerë janë nën hetim.

Ata u kapën duke kryer ndërtime pa leje që po kryheshin pa lejen e organeve kompetente.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Policia e Durrësit aksion të përbashkët me IKMT, për prishjen e objekteve të cilat nuk disponojnë leje përkatëse.

Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 5 të tjerë, 1 shpallet në kërkim, pasi u konstatuan duke kryer punime pa leje.

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë kontrollit të territorit në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit, kanë konstatuar disa ndërtime pa leje të cilat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u proceduan penalisht shtetasit:

– A. Sh., 62 vjeç,

– N. M., 52 vjeç,

– M. K., 59 vjeç, banues në Durrës;

– A.Sh, 50 vjeçe, u shpall në kërkim.

Ata janë konstatuar tek Kepi Rodonit, Shetaj, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

U procedua shtetasi R. H., 68 vjeç, banues në fshatin Bozanxhije, Durrës, pasi u konstatua në Rromanat, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

U procedua shtetasi Dh. G., 66 vjeç, pasi u konstatua në lagjen nr. 10, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

U arrestua në flagrancë shtetasi E. Th., 30 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi u konstatua në fshatin Vlashaj, duke kryer punime pa lejen e organeve komentete.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb