Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ankimin në Gjykatën Kushtetuese të Shoqatës së Ndërtuesve, në lidhje me pallatet pa leje.

Në një postim në Twitter, Rama u shpreh se vendimi në lidhje me konfiskimin apo prishjen e këtyre ndërtimeve nuk do të ndryshojë, pavarësisht se ku ankohet kjo shoqatë.

Kryeministri nuk u ndal me kaq, por ka kërcënuar Gjykatën Kushtetuese, duke paralajmëruar gjyqtarët që të “mos lajthisin”.

Postimi i plotë:
Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit!Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan,po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb