I ftuar në emisionin “FrontLine”, të gazetares Marsela Karapanço, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, tregoi detaje nga ndërtimi i fabrikës së vaksinave në Shqipëri, që pritet të ndodhë së shpejti në vendin tonë.

Ai tha se takimi që delegacioni shqiptar, zhvilloi në Turqi me distributorin e vaksinës Sinovac, ishte i frytshëm.

Sipas Ahmteaj shpejt në Shqipëri do të vijë një grup pune nga fabrika në fjalë për të shikuar terren dhe kushtet në vend, e më pas, do të nisë dhe ndërtimi i fabrikës.

Ndër të tjera, sipas Ahmetajt, ndërtimi i fabrikës së prodhimit të vaksinave anti-COVID, është një hap strategjik për vendin, përpos të mirave ekonomike që do të sjellë.

Marsela Karapanço: Kur, ku dhe si do të funksionojë kjo fabrikë?

Arben Ahmetaj: Ftesa e kryeministrit Rama për fabrikën e vaksinave është konkrete. Që të bësh një fabrikë, nuk është e barabartë me një kafe. Shpejt do të kemi grupin në Tiranë, që do të bëjë vlerësimet e terrenit, tregut. Do të jetë investim i huaj direkt. Ne jemi gati, sepse investimi tek instilacionet e prodhimit të medikamenteve është strategjik.

Vende si puna jonë duhet të tregojnë lehtësi. Po, vizita do të jetë shumë shpejt. Iniciativa e kryeministrit, kur ka thënë jam lypësi më i madh në glob. Po, e kam parë unë, i ka lypur vaksina Pfizer, qeverisë indiane. Ai ka afruar lehtësitë maksimale fabrikës së medikamenteve mjafton ta kemi. Ajo jo vetëm se është dije, investim i shtuar, por është strategjike. Ne nuk vëmë bast me pandemitë, e kemi të domosdoshme të ofrojmë lehtësirat e nevojshme për të afruar këtë fabrikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb