GRAMSH- INUK ka shembur 11 banesa në fshatin Drizë në Gramsh, të cilat përmbyten nga ndërtimi i HEC-it të Banjës. Banorët kanë kundërshtuar vazhdimisht largimin nga banesat, pasi sipas tyre kompensimi që ju jepet nga shteti është qesharak.

Aksioni i prishjes së shtëpive erdhi në kohën që banorët kishin kërkuar bisedime të reja me përfaqësues të pushtetit vendor dhe kompaninë Statkraft, aksionere e hidrocentralit të Banjës.

Megjithëse banorët vijojnë të jenë mosbesues, atyre ju është premtuar nga Ministria e Energjetikës se në bashkëpunim me kompaninë do t’u ndërtojë shtëpi të reja. Por deri atëherë, banorëve ju është premtuar strehim në konviktet e gjimnazit në Gramsh. Disa prej tyre pas shembjes së banesave kanë shkuar tek të afërm, ndërsa të tjerë kanë preferuar të qëndrojnë në qiell të hapur, tashmë pa tokë dhe pa shtëpi.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: