Banorët e fshatit Piskovë të Përmetit vazhdojnë protestën për ndalimin e ndërtimit të një landfilldi mbeturinash. Ata kanë depozituar sot në Gjykatën e Përmetit një padi kundër këtij projekti duke kërkuar bllokimin e punimeve.
Sink banorët
Protestës së banorëve që zgjat prej pothuajse një muaji i është bashkuar edhe ambientalisti Sazan Guri sipas të cilit trajtimi i plehrave në Piskovë është bërë pa kurrfarë studimi. Ai e ka cilësuar masakër kriminale me impakt jo vetëm në mjedis, por edhe tek shëndeti I banorëve.

Protestes i është bashkuar edhe ish- deputetja e PD për Përmetin Fatjona Dhimitri, e cila nga ana e saj i ka kërkuar Bashkisë së Përmetit të mos realizojë këtë projekt pasi dëmton rëndë ekosistemin dhe vetë jetën e banoreve.
Sinkron Fatjona Dhimitri.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb