TIRANË

Qeveria shqiptare ka miratuar në parim memorandumin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me çështjen e rrejtit 4G dhe 5G.


Kjo masë e re vjen menjëherë pas apelit të Amerikës, e cila ka kërkuar nga ana e Shqipërisë që të ketë kujdes se cilit vend duhet t’i besojë dhënien e të drejtës për azhornimin e rrjetit 5G. Një veprim i tillë duket që ka minimizuar përfundimisht shanset që Kina të fitojë të drejtën për të ndërtuar rrjetin 5G në vendin tonë.


VKM e publikuar në faqen e kryeministrisë:

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR SIGURINË 4G DHE 5G


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: