TIRANE

Asambleja e Universitetit Bujqësor të Tiranës është mbledhur sot pas lajmit të ndërtimit të shkollës në ambientet e shkollës. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në mbledhje janë diskutuar masat kundër ndërtimit të shkollës. Nga mbledhja dekani i fakultetit Ekonomik Maksim Meço është shprehur se ndihet i prerë në besë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë ai ka paralajmëruar vazhdim të protestës nga ana e pedagogëve dhe hedhjen e bashkisë në gjyq.

“Rektorati është dorëzuar dhe e quan të humbur betejën por vendimarrja e fundit sipas ligjit na takon ne si staf akademik dhe vendos asambleja e pedagogëve.

Veliaj dhe kryeministri na prenë në besë, na premtuan kampusin universitar ndërsa sot bëjnë të kundërtën.  Pedagogët kërkojnë vazhdimin e protestës dhe hedhjen e bashkisë në gjyq.”- mësohet të jetë shprehur dekani Meço.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb