Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi, ka inspektuar ndërtimin e shtëpive në Krujë.

Rama u shpreh në fjalën e tij se ndërtimet duhet të bëhen sa më shpejt të jetë e mundur, duke shtuar se ndërtesat e reja do të jenë më të mira.

Artur Bushi: Po ndërtojmë 128 shtëpi individuale. Po bëhjet bazamenti i banesave dhe ka nisur ndërtimi. Jemi në fazën e fillimit të procedurave për apartamentet në pallate.

Edi Rama: E dimë se puna vështirëson punën, por do ta bëjmë këtë sakrificë, sepse nuk duhet të vonohemi më tutje për asnjë shkak, sa të kemi mundësinë. Ndërtesat e reja do jenë shumë më mirë nga se ishin. Po ecim mirë edhe në Thumanë e Bubq.

 

  • foto galeri

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

RINDËRTOJMË ? BASHKË

FUSHË KRUJË – Në kantierin e lagjes së re, ku pas përfundimit të infrastrukturës, ka nisur puna për ndërtimin e banesave individuale për familjet e mbetura pa shtëpi në natën tragjike të 26 nëntorit dhe së shpejti nis puna edhe për pallatet e reja?

?15 pallate banimi me 100 apartamente, 128 shtëpi individuale, shkolla, qendra shëndetësore, zyra shërbimesh publike, zona të gjelbërta si edhe një treg modern për produktet e zonës, do të shtrihen në 10 hektarë tokë dhe do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e jetës së fëmijëve, prindërve, gjyshërve, që së shpejti do të banojnë në lagjen e re?

**qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara?‍?????‍??‍?

#KrujaqëDuam ⛰???

#ShqipëriaqëDuam??☀️

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: