TIRANE- Në sajë të punimeve që po kryhen këto ditë në kryeqytet, për ndërtimin e projektit të Unazës së Vogël, Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të shmangin qarkullimin në qendër, përkatësisht në Sheshin Skënderbej.

Me anë të një njoftimi për shtyp, bashkia kaq pohuar se po kryhen punime intensive, ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve. “Për shkak të punimeve intensive që po kryhen këto dite për ndërtimin e projektit te Unazës se Vogël, Bashkia e Tiranës fton qytetaret e saj qe, gjate kësaj jave, te shmangin sa me shume qe te munden qarkullimin/kalimin ne Sheshin Skenderbej.”, citohet në komunikatën e Bashkisë.

Prej pak kohësh Bashkia nisi punimet për realizimin e këtij projekti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: