TIRANË- Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka raportuar sot në Komisionin e Medias dhe Edukimit në lidhje me ndërtimet që po kryhen në Butrint, për të cilat opozita ka vënë alarmin prej pak kohësh.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi i ka kërkuar ministres të japë urdhër për ndërprerjen e punimeve, ndërsa ka theksuar mungesën e transparencës.

Nga ana tjetër ministrja Kumbaro ka shpjeguar edhe njëherë përse po bëhen këto ndërtime në Parkun e Butrinit, i mbrojtur nga UNESCO, ndërsa tregoi edhe arsyet se pse gazetarët nuk u lejuan të filmonin në brendësi.

“Ndërprisni menjëherë punimet!: Ka patur mungesë të plotë transparence. Gazetarët u penguan të filmonin në Butrint”, tha Vokshi.

“Ju falënderoj për vëmendjen që i kushtoni kësaj çështje. Për filmime në Butrint duhet leje nga Ministria e Kulturës. Ekipet e xhirimit duhet të pajisen me leje përkatëse”, tha ministrja Kumbaro.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb