Të irrituar nga rrugët e këqija, banorët e një fshati të vogël rus në Siberi iu drejtuan kancelares gjermane Angela Merkel për ndihmë.

Edhe Kremlini ka reaguar për pakënaqësinë e tyre.

”Ky është një zemërim absolutisht i justifikuar nga ana e banorëve”, tha zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

“Kjo është një neglizhencë dhe injorancë e papranueshme nga ana e autoriteteve lokale”, shtoi Peskov.

Në mesazhin video për Merkelin, tetë banorë të Verhni Karbushit ankohen se ”u janë drejtuar të gjitha autoriteteve ruse që nga viti 2008, por pa rezultat”.

“Ne duam t’ju drejtohemi juve, sepse me të vërtetë ka shumë njerëz këtu me origjinë gjermane”, thonë ata në video, që pati një jehonë të gjerë mediatike në Rusi.

“Ne ju kërkojmë të na ndihmoni të ndërtojmë një rrugë”, i shkruan ata kancelares Merkel.

Fshati u themelua nga gjermanët rreth vitit 1900. Ai është i vendosur afër qytetit siberian të Omskut, rreth 3 700 kilometra nga Berlini.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, Ria Novosti, rruga do të rinovohej këtë vit.

Por, punimet janë shtyrë për në vitin 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: