Izraeli po planifikon të ndërtojë një muze kushtuar fizikanit Albert Ajnshtajn (1879-1955), pasi qeveria miratoi sot projektin me vlerë 18 milionë dollarë.

Muzeu do të ndërtohet në mjediset e Universitetit Hebraik në Jerusalem.

Ajnshtajn u lind në Ulm të Gjermanisë, por si një hebre, ai iku në SHBA për t’i shpëtuar nazistëve. Si një nga themeluesit e Universitetit Hebraik, ai i la trashëgim institucionit shkrimet dhe pasuritë e tij, i cili u hap në vitin 1925. Einstein u nderua me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921.

“Projekti, i udhëhequr nga Ministria e Çështjeve dhe Trashëgimisë së Jerusalemit dhe Universiteti Hebraik, përfshin ndërtimin e një ndërtese unike në kampusin “Safra” të universitetit, në Givat Ram për të vendosur arkivat e plota të Einstein”, tha universiteti.

“Arkivat do të jenë të aksesueshme për publikun e gjerë në formatin dixhital dhe muzeu do të shërbejë gjithashtu si një hapësirë inovative për edukimin shkencor dhe teknologjik”, sipas një deklarate.

Muzeu “Albert Ajnshtajn” do të shfaqë kërkimet, aktivitetet dhe trashëgiminë e fizikanit përmes teknikave të ekspozitës moderne, demonstrimeve shkencore dhe dokumenteve origjinale.

Muzeu gjithashtu planifikon të nxjerrë në pah lidhjen e thellë të shkencëtarit me fatin e popullit hebre, shtetin e Izraelit dhe Universitetin Hebraik të Jerusalemit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: