Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka ndarë me ndjekesit e saj në instagram një letër të dërguar nga Erjola, 15-vjeçare nga Kurbini.

Vajza e ka falenderuar atë për kontributin që BE ka dhënë duke mundësuar ndërtimin e kësaj shkolle dhe ka ndarë emocionet që ka ndjerë për shkollën e rindërtuar. Erjola i ka përmbledhur falenderimet dhe emocionet e saj në një letër me shkrim dore.

Në postimin e saj Von der Leyen shkruan, ” Erjola është një vajzë 15-vjeçare që jeton në Kurbin të Shqipërisë Veri-Perëndimore, rreth. 35 kilometra nga kryeqyteti Tirana dhe pak kilometra nga deti Adriatik”.

Presidentja e Komisionit Europian u shpreh se ndihet e prekur nga letra e vajzës nga kurbini “ajo më dërgoi një letër të shkruar me dorë, duke shprehur gëzimin e përzemërt për shkollën e saj të rindërtuar rishtas – të rindërtuar me ndihmën e BE-së. Kjo letër më preku.”

Von der Leyen shkruan se, “Nuk është vetëm një rrëfim thellësisht personal i përvojës së saj. Është gjithashtu një kujtesë e fuqishme e të mirave që mund të arrijmë si evropianë kur punojmë së bashku. Në këtë rast BE-ja dhe Shqipëria.”

Ajo e mbyll postimin e saj duke thënë se, “letra e Erjolës është një tjetër kujtim i veçantë i miqësisë së qëndrueshme mes BE-së dhe Shqipërisë dhe i së ardhmes sonë të përbashkët.”

https://www.instagram.com/p/CWy13v7IjGR/?utm_source=ig_web_copy_link

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb