Policia e Sarandës gjatë kontrolleve për evidentimin e ndërtimeve pa leje, ka konstatuar në lagjen nr.2 në Ksamil një objekt ndërtimi i paautorizuar nga autoritetet.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 59-vjeçari A.C, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, në oborrin e banesës së tij një objekt me kolona dhe soletë betoni.

Sarandë/Vijon puna për evidentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që ndërtojnë pa leje.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje,  shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë konstatuar në lagjen nr.2, Ksamil, një objekt të ndërtuar pa leje.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 59 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompetente, në oborrin e banesës së tij, 1 objekt me kolona dhe soletë betoni.

Gjithashtu po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, ka kanosur shtetasin M. R, dhe i ka dhunuar banesën duke i dëmtuar portën hyrëse të banesës.

Gjithashtu ky shtetas ka prishur qetësin publike dhe nuk u është bindur punonjësve të policisë për të ndaluar veprimet e kundërligjshme.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb