Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 3 persona pasi u konstatuan se kishin kryer ndërtime pa lejë në vijën bregdetare.

Policia bën me dije se ka rënë në pranga shtetasi  G. B., 24 vjeç, A. F., 20 vjeç dhe G. Sh., 40 vjeç, pasi në Dhërmi, u konstatuan duke ndërtuar konstruksione prej druri përgjatë vijës bregdetare, të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Po ashtu policia e Vlorës ka bërë të mundur edhe arrestimin e një shtetasi të spallur në kërkim  me inicialet R. D, 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nuk ka respektuar kohën e lejes së dhënë nga IEVP Fier duke mos u rikthyer për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi narkotikëve mbetur në tentativë”.

Policia ka arrestuar edhe shtetasin F. Gj., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me një motomjet dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i tij shtetasi A. H.

 

Njoftimi i Policisë

Vlorë

Kryenin ndërtime pa leje përgjatë vijës bregdetare, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të tjerë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë  Himarë gjatë kontrollit të territorit në Dhërmi, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve G. B., 24 vjeç, A. F., 20 vjeç dhe G. Sh., 40 vjeç, pasi në Dhërmi, u konstatuan duke ndërtuar konstruksione prej druri përgjatë vijës bregdetare, të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

– – – –

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë u bë kapja për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit të shpallur në kërkim R. D, 32 vjeç, banues në Gjirokastër,

pasi ky shtetas nuk ka respektuar kohën e lejes së dhënë nga IEVP Fier duke mos u rikthyer për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi narkotikëve mbetur në tentativë”. 32-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

– – – –

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Gj., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Novoselës”, është përplasur me një motomjet dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i tij shtetasi A. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb