PEQIN

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Edmond Malkja 65-vjeç dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin Dylejmen Zeka, 60 vjeç.

Të dy shtetasit e sipërpërmendur janë kapur në flagrancë pasditen e djeshme. Ata dyshohen se kanë ndërtuar në mënyrë të kundraligjshme një rrugë në lumen Shkumbin, me qëllim shfrytëzimin e inerteve të lumit.

Ndërtimi i kësaj rruge ka penguar rrjedhën natyrale të ujit të lumit, duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe përmbytjen e tokave bujqësore të zonës.

Dy shtetasit e sipërpërmendur akuzohen për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm” të kryer në bashkëpunim dhe për qëllim përfitimi.

Njoftimi i policisë:

Peqin

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb