Spanja i preu biletën përpara kohe Luis Enriques, duke mos pritur përfundimin e kontratës, por më shumë se sa për shkarkimin e Enriques, mediat dhe opinioni sportiv në Spanjë shqetësohen për të ardhmen, për filozofinë që do të ndjekin “furitë e kuqe” në një kohë kur “tiki-taka” e aplikuar ndër vite nuk po jep më efekte.

Ttttt
Ttttt

Nuk e menduan në këtë mënyrë drejtuesit e federatës të cilët zgjodhën De la Fuente si pasues, trajner që nga 2018 ka drejtuar shpresat e Spanjës, një lëvizje kjo që duket si një vazhdimësi e projektit, e këtij modeli që i dhuroi “furive të kuqe” një Botëror dhe një Evropian:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ndërtuesi i kampionëve”, shkruan Maca në faqen e parë pasi De la Fuente i ka sjell Spanjës disa lojtarë si Unai Simon, Rodrigo, Asensio, Carlos Soler, Dani Olmo e shumë të tjerë. “Iluzion i ri”, shkruan AS. “Mbaroi”, ishte titull i përzgjedhur nga Sport. Në të njëjtën linjë ishte edhe e përditshmja tjetër Mundo Deportivo: “Lehtësim”. Një zgjedhje për të vijuar projektin dhe për t’i dhënë rëndësinë e duhur këtij brezi lojtarësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb