Ostende ka luajtur një ndeshje miqësore ndaj modestëve të Bruse Bojs Zeuen, duke fituar me rezultatin e thellë 14-0, ku protagonist ishte edhe sulmuesi shkodran, Sindrit Guri. Guri në këtë takim shënoi 4 gola dhe dha 2 asiste. Në fakt, ndeshja nuk ka shkuar ashtu siç duhet, duke qenë se pjesa e parë ka qenë shumë më e gjatë se e dyta, ndërkohë që vonesa dhe kohë shtesë nuk ka patur aspak, edhe pse janë shënuar plot 14 gola. Në pjesën e parë u zhvillua një ndeshje pa vonesa. Pushimi mes pjesëve zgjati vetëm 5 minuta, ndërkohë që gjatë këtij pushimi, janë zëvendësuar të gjithë lojtarët dhe në pjesën e dytë ka patur dy skuadra komplet të ndryshme. Pjesa e dytë e sfidës zgjati vetëm 35 minuta dhe pas përfundimit të saj, të gjithë kanë vrapuar drejt autobusit. Shkak për këtë rrjedhë ndeshjeje, është bërë supersfida mes Brazilit dhe Belgjikës, pasi asnjëri nga futbollistët nuk ka dashur ta humbasë, sidomos ato belg apo edhe tifozët e Brazilit. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb