Arsene Wenger drejtoi dje për herë të fundit në karrierën e tij Arsenalin në stadiumin “Fly Emirates”, pasi francezi në fund te sezonit do të mbyllë aventurën me ‘topçinjtë.

Në fund të ndeshjes perfekte kundër Burnley e fituar 5-0, francezi mbajti një fjalim para 60 mijë të pranishmëve. Sigurisht që fjalët e para ishin tipike të Wenger-it, me 68-vjeçarin që hodhi poshtë 22 vite karrierë për të folur për rivalin e tij më të madh në “Premier League”, Sir Alex Ferguson.

Skocezi, ish-trajner i Manchester United, ndodhet në spital pasi ka kryer një operacion të vështirë. Të premten ai është prekur nga një hemorragji cerebrale në tru, që i ka përkeqësuar ndjeshëm shëndetin e tij.

Wenger në “Emirates” e nisi kështu fjalimin: “Si fillim, sepse në të Arsenal jemi të shqetësuar, dëshirojmë t’i urojmë Fergusonit shërim të shpejtë.”

Fjalë të cilët priteshin këto nga Wenger pasi vetëm 1 javë më parë Ferguson në “Old Traford” e nderoi atë duke i dhënë një çmim për karrierën te Arsenal, pikërisht në sfidën kundër United.

“Jam shumë i lumtur për Wenger-in”-u shpreh Ferguson për sajtin e Manchester United.

“Kam shumë respekt për të dhe për punën që ka bërë te Arsenal. Është një trashëgimi e madhe, talenti, profesionalizmi dhe vendosmëria që ai ka qenë në gjendje të dëshmojë në këto 22 vite të jetës së tij.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb