Në portin e Pireut, autobusët me mbështetës të OFI-së, skuadër e Kretës, janë sulmuar nga një grup personash të panjohur pak para orës 14:00. Sipas informacioneve, rreth 50 persona me motoçikleta kanë gjuajtur me gurë automjetet duke shkaktuar dëme në xhamin e përparmë dhe dyert.

Autobusët janë ndalur dhe nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Rojës Bregdetare dhe të Policisë, ndërsa në zonë po kryhen kërkimet për identifikimin e autorëve, që dyshohet se janë tifozë të  Olimpiakos.

Tifozët e OFI-së kanë mbërritur në Athinë për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre të preferuar kundër Olimpiakos në stadiumin “Giorgos Karaiskakis”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb