ELBASAN– Një ditë para zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit për femra ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Sllovenisë, policia e Elbasanit ka ndërmarrë masat për zhvillimin normal të kësaj sfide. Sipas policisë, nuk do lejohet parkimi përreth stadiumit “Elbasan Arena” si dhe do ketë një kontroll të rreptë të tifozëve të cilët duhet të jenë të pajisur me biletë dhe kartë identiteti.

NJOFTIMI I POLICISE:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit për femra ndërmjet ekipeve përfaqësuese Shqipëri – Slloveni e cila do të zhvillohet më datë 06.06.2017, në orën 17:00 në Stadiumin Elbasan Arena.

Sa me sipër , në orën 14:00, të datës 06.06.2017, ju bëjmë me dije se:

1. Nuk do të lejohet parkimi përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit, në rrugën “Kamber Sejdini”në Rrugën e Re të “Romëve”, në Bulevardin “Aqif Pasha” Elbasan.

2. Lëvizja e mjeteve do të bëhet në Bulevardin Qemal Stafa, në drejtim të Librazhdit. Gjithashtu e hapur do të jetë ish-konservim – 5 Maj, e cila do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 80 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet, Stacionet Policore vartëse të saj.

Do të planifikohen shërbime shtetsë në qytet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë qytetin e Elbasanit.

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të çfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)

e) çelësa të ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në të gjitha pikat hyrëse të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit pasi nuk do të lejohen të kenë sende të forta, mjete të rrezikshme dhe të palejueshme

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, do të jenë të mbyllura.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 6 Qershor lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb