Tifozët e Atletico dhe Real Madrid u përleshën në kryeqytetin spanjoll para fillimit të ndeshjes gjysmëfinale të “Uefa Champions League”.

Në takimin e parë të luajtur në “Bernabeu” futbollistët e Zidan fituan 3-0.

Të dy palët u ndeshën sërish mbrëmë për ndeshjen e kthimit në “Vinsente Calderon” gjë që solli sfidën e fundit për Atletico-n këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Tensionet nisën para fillimit të ndeshjes me tifozët vendas që ndezën flakadanë e fishekzjarrë jashtë stadiumit. Burime jo zyrtare konfirmuan se disa prej tyre u hodhën drejt autobusit me mbështetësit të Realit, gjë që solli edhe mjaft të lënduar, raporton “Daily Mail”.

Policia ndërhyri për të shpërndarë turmat që krijuan shumë probleme në derbin e kryeqytetit spanjoll. Ata gjithashtu shoqëruan një pjesë të madhe të tifozëve të Real në stadium, në përpjekje për të shmangur probleme të mëtejshme.
PAY-Atletico-Madrid-v-Real-Madrid-UEFA-Champions-League-Semi-Final-Second-Leg-Vicente-Calderon-S
Takimi i dytë përfundoi në favor të vendasve 2-1, por nuk mjaftoi për të kaluar në finale pasi Real triumfoi me shifrat e përgjithshme 4-2. Një humbje që djeg shumë për Atletico-n pasi për të katërtin vit radhazi eliminohet nga rivalët e qytetin në kuadër të trofeut më prestigjioz në Europë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb