Ky është sezoni më i vështirë që është përballur ndonjëherë kampioni i botës Bastian Schweinsteiger. Kjo për arsyen se me ardhjen e portugezit Mourinho, ai nuk ka startuar asnjëherë një sfidë që nga fillimi i këtij sezoni. Madje për disa javë nuk u preferua as të grumbullohej, duke përfunduar me ekipin e të rinjve të Manchester United.

Gjithsesi, si gjerman ai nuk u dorëzua asnjëherë. Në takimin e sotëm që djajtë zhvilluan kundër Wigan në kuadër të “FA Cup”, 32 vjeçari tregoi edhe një herë vlerat e tij. Përveçse u shpall njeriu ndeshjes, Schweinsteiger realizoi edhe një supergol.

///////////// by ylberenexhipi
Në minutën e 81, mesfushori përfitoi nga një pasiguri e vendasve duke shënuar një gol shumë të bukur me “stil gërshërë”, i cili vendosi edhe shifrat përfundimtare të takimit, 4-0.

As në këtë ndeshje ai nuk përflitej se do të ishte pjesë e formacionit që do të zbriste në fushë nga minuta e parë, por e mësoi atë vetëm para pak çastesh përpara se të fillonte takimi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb